(01.08.2019) Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska, mori pjesë dhe e drejtoi ngjarjen përmbyllëse të projektit të binjakëzimit: “Forcimi i Kapaciteteve për Zbatimin Efektiv të Legjislacionit Evropian në fushën e Mbrojtjes së Natyrës”, që u mbajt sot në Muzeun Natyror-Shkencor në Shkup.
– Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si ministri kompetente thekëson që njëra nga politikat më të rëndësishme të BE-së në fushën e mbrojtjes së natyrës është Direktiva e BE-së për Habitatet dhe Zogjtë, që janë edhe mekanizmat themelorë juridik për krijimin e Rrjetit Ekologjik Evropian Natura 2000 – tha Petrovska në fjalën hyrëse, duke theksuar se, Natura 2000 hap mundësi të reja në zonat rurale përmes zhvillimit të eko-turizmit, bujqësisë së qëndrueshme dhe përdorimit të burimeve natyrore në një mënyrë që të mos rrezikojë natyrën, dhe gjithashtu mund të bëhet një burim i rëndësishëm i të ardhurave për popullsinë lokale.
Qëllimi i Projektit, në kohëzgjatjeprej 21 muajsh, nga nëntori 2017 deri në gusht 2019 ishte që të përforcohen kapacitetet administrative të Ministrisë në Sektorine Natyrës për zbatimin e legjislacionit Evropian në fushën e mbrojtjes së natyrës, përmes promovimit dhe zbatimit të rregullativës, trajnimeve dhe legjislacionit në lidhje me mbrojtjen e natyrës.
Projekti realizohet në bashkëpunim me Institutin Finlandez të Mjedisit (SYKE), Parqet dhe kafshëte egra të Finlandës (Metsähallitus) dhe Shërbimin Shtetëror për Zonat e Mbrojtura (SSPA) të Lituanisë.
Nga ky projekt dolën një numër i rezultateve dhe produkteve, duke përfshirë aktet nënligjore të krijuara për të transpozuar plotësisht Direktivën e BE-së për Habitatet dhe Zogjtë, duke vazhduar procesin e identifikimit të habitateve natyrore, specieve bimore dhe shtazore dhe shpendëve me rëndësi të BE-së në dy Pilotë zonat e Mbrojtura dhe Zonat Potenciale Natura 2000 – PK Pelister dhe Monument i natyrës Liqeni i Prespës, u përgatitën Studime për rivlerësimin dhe Draft Plane për Menaxhimin për pjesën Natura 2000 për të dy Pilot zonat, si dhe Studimi për monitorimin pesëvjeçar të biodiversitetit në nivel kombëtar, monitorimin e protokolleve për habitatet, bimët, kafshët dhe zogjtë është e një rëndësie të BE-së,plani për trajnim për zbatimin e direktivave të BE-së për habitatet dhe specietsi dhe studimet e fizibilitetit për përfshirjen e shoqërisë civile në monitorimin.
Në të njëjtën kohë, janë forcuar kapacitetet e Ministrisë së Sektorit të Natyrës, PK Pelister dhe Komunës së Resenit, veçanërisht për monitorimin e habitateve, specieve dhe zogjve. Krahas kësaj është përgatitur një broshurë e përgjithshme për Natura 2000, broshura për vlerat natyrore të PK Pelister dhe Monumentet e Natyrës së Liqenit të Prespës dhe mirëmbahet një faqe në internet për Natura 2000.
Në ngjarjen përmbyllëse morën pjesë dhe mbajtën fjalim kreu i Divizionit të Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së, Nikolla Bertolini, ambasadori finlandez Kimo Lahdevirta dhe lideri i ekipit Petri Allrot, drejtori i Institutit Finlandez të Mjedisit.