(24.07.2014) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor z. Naser Nuredini mbajti një takim pune me Ambasadorin e Shqipërisë z.Fatos Reka.
Takimi u përqëndrua në bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit deri tani, me synim që bashkëpunimi i suksesshëm duhet të vazhdojë edhe më tej.
Në takim, Ministri Nuredini theksoi se në periudhën e ardhshme, theksi duhet të vihet në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar të financuara nga Bashkimi Evropian, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në të dy vendet.