Më 26 korrik 2019 Ministri Nuredini zhvilloi një takim zyrtar me kryetarin e Selanikut, Republikës Helene, Z. Yannis Boutaris.
Kryetari Boutaris theksoi se pas nënshkrimit të Traktatit të Prespës, dy vendet tona duhet të tregojnë një shembull bashkëpunimi në mbrojtjen e mjedisit.
Në takim u diskutua për programet evropiane për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit, si dhe mundësitë për paraqitje të përbashkët gjatë aplikimit për ngritjen e një qendre mjedisore edukative.
Ministri Nuredini shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është në dispozicion me të gjitha kapacitetet e saj për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Republikës Helene në fushën e mjedisit.