(17.07.2019) Në seancën e sotme, Qeveria e RMV mori një vendim për miratimin e fondeve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2019 në shumën prej 9 milion denarë për zëvendësimin e sistemit të ngrohjes në konviktin studentor Kuzman Josifovski Pitu në Shkup. Me këtë vendim, në përputhje me rekomandimet e Planit për ajër të pastër dhe Programit të Reduktimit të Ndotjes së Ajrit të Qeverisë, do të zëvendësohet sistemi i ngrohjes për konviktin, i cili tani përdor naftën që lëshon më shumë se 28 kilogram PM2.5 dhe poaq PM10 në vit.
Me këtë vendim, konvikti do të regjistrohet në sistemin e ngrohjes qendrore në Qytetin e Shkupit. Shpenzimet e ngrohjes do të mbeten të ngjashme, ndërkohë që ndotja për ngrohjen e konviktit do të ulet për shtatë herë.