U vu në përdorim impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Koçan

naslovna_precistitelna stanica_Kochani_Makraduli(12.07.2019) Sot edhe zyrtarisht u vu në përdorim impiantii trajtimit të ujërave të zeza në Koçan i cli është një nga investimet më të mëdha në Koçan në 50 vitet e fundit dhe njëkohësisht edhe donacioni më i madh i Departamentit të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit të Sekretariatit Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike SECO në Maqedoninë e Veriut me vlerë prej 21 milion franga zvicerane.

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Jani Makraduli në fjalën e tij në ceremoninë e organizuar me këtë rast, theksoi se ky objekt i rëndësishëm konfirmon se mbrojtja e mjedisit është në krye të aktiviteteve prioritare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut , e cila më së miri është konfirmuar nga ndërtimi tani më i impiantëve për trajtimin e ujërave të zeza në Kërçovë, Strumicë, Radovish, Prilep dhe Gjevgjeli edhe atë për vetëm 2 vjet.

– Ky impiant trajtimi është një shembull se si duhet edhe objektet e ardhëshme të ndërtohen, dhe edhe pse jo më i madh në vëllim ai është shembulli më pozitiv i kursimit të energjisë, një shembull i përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, një shembull i përdorimit të mbeturinave, me një fjalë: Shembulli për një ekonomi cirkluare, koncepti më i mirë, ose një mjet për t’u marrë me sfidat e ndryshimeve klimatike në fjalë, theksoi Makraduli dhe informoi se së shpejti fillon ndërtimi i impianteve të trajtimit në Manastir dhe Tetovë, pas të cilave do të vijojë realizimi i objekteve të tilla në Shtip dhe Veles që do të realizohen me programet IPA-3 të BE.

– Vitin e ardhshëm Qeveria dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të fillojnë me ndërtimin e impiantit më të madh të trajtimit të ujërave të zeza në shtetin tonë, në Shkup dhe e di se gjatë negociatave me BE do të kemi një përqindje më të madhe të mbulimit të popullsisë me impiantet e trajtimit të ujërave të zeza nga më shumë se disa anëtare të tanishme të BE gjatë kohës së aderrimit të tyre, tha Makraduli.

Në këtë ceremoni morën pjesë dhe mbajtën fjalim Presidenti i Qeverisë së RMV Zoran Zaev, ambasadori zviceran në vendin tonë Sibyl Suter Tejada, kryetari i bashkisë së Koçanit Nikollço Ilijev dhe përfaqësues të tjerë të komunës ndoqën.

Informacion të plotë dhe deklaratat janë në dispozicion në faqen e internetit të Qeverisë së RMVnë këtë линк .