(21.05.2019). Gjatë qëndrimit në Bukureshet me rastin e pjesëmarrjes në takimin joformal të ministrave të mjedisit jetësor të BE-së, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Sadulla Duraku realizoi një takim bilateral me kolegët rumunë, Ministrine Mjedisit Jetësor, Gracijala Leokadija Gavrilesku dhe Ministrin e Ujit dhe Pyjeve, Joan Denesh. Gjatë kësaj, të vetëdijshëm për rëndësinë e jashtëzakonshme të mjedisit për shëndetin dhe mirëqenien e brezit të tanishëm dhe të ardhshëm, ata nënshkruan një Memorandum të Mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Ministrisë së Ujërave dhe Pyjeve të Rumanisë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së mjedisit, ndryshimeve klimatike dhe burimeve ujore.
Me nënshkrimin e Memorandumit forcohet dhe thellohet bashkëpunimi në mbrojtjen e mjedisit në mes të dy vendeve dhe hapen mundësia për realizimin e projekteve të përbashkëta në rrugën tonë drejt BE-së.