(20.05.2019) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, merr pjesë në takimin jozyrtar të ministrave të Mjedisit Jetësor të BE-së, i cili zhvillohet sot në Bukuresht të Rumanisë, në kuadër të presidencës rumune me Këshilline Bashkimit Evropian.
Temat që do të diskutohen nga ministrat e Mjedisit Jetësor të shteteve anëtare të BE-së, vendeve anëtare të EFTA-s dhe vendeve kandidate të BE-së janë të ndara në tri sesione.
Sesioni i parë u kushtohet ndryshimeve klimatike, me fokus në zgjidhjet inovatore dhe rolin e qytetarëve në të ardhmen me përdorim të ulët të karbonit, duke shfrytëzuar maksimalisht mundësitë që lidhen me mënyrën e jetesës, qarkullimin dhe planifikimin hapësinor. Theks i veçantë i kushtohet nevojës për të njohur dhe forcuar aktivizmin civil për shkak të rolit të tij në përfshirjen e qytetarëve në procesin afatgjatë të dekarbonizimit të shtetit.
Sesioni i dytë fokusohet në rezultatet e vlerësimit global të shërbimeve për shumëllojshmërinë biologjike dhe ekosistemet me implikimet për kornizën e BE-së dhe Kornizën Globale të biodiversitetit pas vitit 2020 të bërë nga Platforma shkencore ndërqeveritare mbi biodiversitetin dhe shërbimet e ekosistemit (IPBES).
Menaxhimi i ujit dhe kontrolli i ndotjes me plastikë dhe mikroplastikë në rrjedhat e lumenjvederi në detrat është tema e tretë mbi të cilën ministrat e mjedisit jetësor do të shkëmbejnë pikëpamjet.
Në takimin e sotëm në kuadër të drekës së punës do të diskutohen edhe çështjet strategjike dhe përvojat në procesin e përshtatjes së rrugës drejt BE-së.
Nikoqirët dhe bashkëkryesuesit e takimit janë zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor Gracijala Leokadija Gavrilesku dhe ministri i Ujërave dhe Pyjeve Joan Denesh.