Konferencë: “SI TA GJELBËROJMË URBANIZMIN”

Konferencija_1Në mënyrë që të akcentohet gjelbërimiurban si një kusht i domosdoshëm për një jetesë të shëndetshme dhe cilësore në qytetet dhe vendbanimet sot në Shkup, u mbajtë një konferencë me temë “Si ta gjelbërojmë urbanizmin.”

Në konferencë u diskutua niveli i zbatimit të Ligjit për gjelbërim urban, që është miratuar në janar të vitit 2018, me dispozitat për të paktën 20 për qind gjelbërim e parcelës së ndërtimit. Theksi kryesor ishte në pyetjet: Çfarë vendi ka dhe çfarë duhet të ketë në gjelbër në procesin e planifikimit urban, sa zbatohet Ligji i gjelbërimit me dispozitat e reja, ku janë pengesat e Ligjit dhe se si të sigurohet një zbatim më efikas i tij dhe me këtë edhe humanizimi i hapësirës.

Ana Petrovska, sekretare shtetrore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në këtë ngjarje e promovoi Rregulloren për planifikimin, ngritjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, duke theksuar rëndësinë e tij për zbatimin e suksesshëm të këtij ligji.

– Rregullorja për planifikimin, ngritjen dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbra është zhvilluar dhe së shpejti do ta miratojë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si rezultat i Ligjit të miratuar për gjelbërim urban. Rregullorja është shumë e rëndësishme për të plotësuar dispozitat ekzistuese të ligjit, por duhet të shërbejë si një bazë për të bërë ligje të ardhshme për planifikimin urban, në mënyrë që gjelbërimi urban të merrë vendin e duhur – theksoi Petrovska, duke treguar se risi e politikës është mënyra që në të ardhmen do të jenë të dizajnuara objektet, me një angazhim para se të merret një leje ndërtimi, të tregohet se në nivel të parcelës së ndërtimit ka 20 për qind gjelbërim urban.

Brenda planeve të detajuara urbane, do të përpunohen planet themelore për gjelbërimin urban, i cili do të sigurojë që gjithçka që është përcaktuar në Strategji të realizohet.

Në Konferencë u diskutua për përvojat nga revizioni i PDU në komunën e Qendrës dhe trajtimi i gjelbërimit urban, për roline kontrolleve civile në mbrojtje të gjelbërimit, si dhe për rëndësinë e ligjit dhe akteve nënligjore nga aspekti i Agjencisë së Planifikimit Hapësinor dhe nga aspekti iNP “Parqet dhe Gjelbërimi”.

 

 

 

Organizatorët e ngjarjes janë OJQ “Instituti i Gjelbër” nga Shkupi dhe Renovimi Demokratik i Maqedonisë – DOM, dhe me mbështetjen e Bureau de Helling nga Holanda.