(11.04.2019 ) Sot, në Sofje, me ftesë të Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Ujërave të Republikës së Bullgarisë, Neno Dimov, delegacioni i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, i udhëhequr nga Ministri Sadulla Duraki, zhvilloi një takim dypalësh me homologët bullgarë.
Në takimi u shkëmbyen përvojat dhe arritjet në fushën e mjedisit dhe u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë midis dy vendeve fqinje. Të dy ministrat theksuan gatishmërinë për të forcuar marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe miqësore dhe thellimin e bashkëpunimit në drejtim të ruajtjes dhe mbrojtjes së burimeve natyrore, por edhe në lehtësimin e procesit të integrimit të Republikës së Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian. Si konfirmim i përpjekjeve të tyre u nënshkrua një Marrëveshje në mes të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Ujërave të Bullgarisë për bashkëpunim në fushën e mjedisit dhe mbrojtjen e ujërave.
-Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, dy vendet tona konfirmojnë marrëdhënien miqësore dhe janë një shembull i shkëlqyeshëm në rajon për bashkimin dhe realizimin e të njëjtit qëllim – mbrojtja e mjedisit dhe ujërave – tha në fjalimin e tij ministri Sadulla Duraki.