Sot në Shkup u hap një punëtori dyditore “Qytetet e së ardhmes”, organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qytetin e Shkupit.
Më shumë se 40 pjesëmarrës nga institucionet rajonale dhe lokale dhe organizatat partnere në bashkëpunim me ekspertë të lartë evropianë nga Klima KIC, iniciativa kryesore evropiane për inovacionetë klimës, do të punojnë për të krijuar një vizion dhe përdorimin e teknologjive të reja në zgjidhjen e problemeve kyçe të qyteteve, siç është, për shembull, problemi i ndotjes së ajrit.
Në fjalën hyrëse, përfaqësuesjaepërhershmeeUNDP-së Narine Sahakjan, tha: “Mbi 50 përqind e popullsisë së botës jeton në qytete dhe me rritjen urbanizimit rritet edhe presioni mbi shëndetin e njerëzve, zonat e gjelbra dhe qasjen në ujë të pastër dhe për këtë arsye duhet të ndryshojë mënyra se si jetojmë dhe punojmë. ” Sipas Sahakjan, pikërisht qasjet inovative do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhme që do të jetë më e sigurt, më rezistente dhe më e qëndrueshme për të gjithë.
Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, theksoi se Qyteti i Shkupit, në kushtet e zhvillimit të shpejtë teknologjik dhe pa një plan për qëndrueshmërinë e ekosistemit urban në atë proces, si dhe me rritjen e shpejtë të kërkesave të qytetarëve për cilësi dhe ofrim të shërbimeve në kohë, përballet me shumë probleme urbane, zgjidhja e të cilave është e mundur vetëm duke siguruar sinergjinë e institucioneve kompetente shtetërore dhe lokale pavarësisht se kujt i përkasin ato kompetenca.
Makraduli dha shqyrtimin e tij të temës përmes prizmit të zgjidhjes së problemit të ndotjes së ajrit në Qytetin e Shkupit dhe qasjen e integruar dhe sistematike në “Planin për ajër të pastër”. Sipas tij, zbatimi i “Planit” ka kontribuar në zvogëlimin e ndotjes, kryesisht për shkak se aktivitetet e parashikuara janë bazuar në hulumtimet shkencore, analizat dhe praktikat më të mira.
Punëtorinë e udhëheqinekspertë të inovacioneve tëklimës dhe planifikimit të zgjuar të së ardhmessëqyteteve, Tim Tejlor këshilltar i lartë për qytetet në Klima KIC, iniciativa kryesuese evropiane për inovacioneteklimës dhe Andrea Rej Bojl ekspert për inovacione dhe qytete të reja në Qendrën rajonale të UNDP-së në Stamboll.
Projekti është financuar nga Fondi përeksperimentetë qytetit, i hapur kohët e fundit, nëpërmjet Ministrisë Sllovake të Financave.