(28.02.2019.) Sot, Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Jani Makraduli zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Janis Brahos, i cili u shoqërua nga Ambasadori Dimitris Janakakis dhe delegacioni nga Zyra për Çështjet Ekonomike pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Greqisë.
Në takim, të dy palët shprehën gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin më të ngushtë si nëpërmjet zbatimit të projekteve të përbashkëta ashtu edhe përmes mbështetjes së ndërsjelltë për projektet e financuara nga fondet e Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit dhe bashkëpunimit ndërkufitar.
Me këtë rast, të dy palët ranë dakord se Marrëveshja e Prespës, përveç dimensionit politik, ka dhe një komponent implementimi. Po fillojmë procesin e hartimit të një plani veprimi për zbatimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Me këtëmarrëveshje u krijuan kushte për nisma konkrete për një bashkëpunim më të ngushtë dhe koordinim të aktiviteteve të ndërsjellta në fushën e mjedisit, midis dy vendeve.