Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit HapsinorJani Makraduli, sot e vizitoi komunën e Strumicës. Pas takimit me kryetarin e komunës Kosta Janevski, në të cilin u diskutua për masat me të cilat do të reduktohet ndotja e ajrit të ambientit, në një deklaratë për mediat para stacionit matës në rrethin e spitalit, u njoftua se do të kyçet me rrjetin e gazit.
Kryetari i komunës Janevski, e theksoi dëshirën për zgjidhjen e problemeve dhe e konfirmoi me instalimin e stacioneve matëse me të cilat u identifikua problemi i ndotjes së ajrit të ambientit për të cilin nuk kishte njohuri të mjaftueshme më parë.
– Është një nga hapat e rëndësishme dhe fillimi i një veprimi në shkallë të gjerë që duhet ta përmirësoj ajrin e ambientit në qytetin tonë. Më shumë konfirmim merrnimedhe nga faktorët relevantë shkencorë se shkaku kryesor i ndotjes në komunën tonë është zjarri dhe ne tani kemi një armë të fuqishme për zgjidhjen e këtij problemi. Spas meje, një nga mënyrat më thelbësore për zgjidhjen e këtij problemi është se Strumica disa vite e afirmonte atë si një aksion të madh, e kjo është gazifikimi që tregon se ai ishte një projekt vizionar dhe unë jam i bindur se qytetarët tanë gjithnjë e më shumë do të besojnë se kjo është e ardhmja jonë. Ne bëmë edhe një plan veprimi, i dhamë propozime konkrete Qeverisë, që duhet ta bëjnë këtë burim energjie më të lirë në mënyrë që qytetarët tanë të mund të kyçen. Kemi propozuar që tatimi mbi vlerën e shtuar të gazit të zvogëlohet nga 18 në 5 për qind dhe ka një disponimqë kjo të bëhet, pastaj të subvencionohen ndezësit dhe elementët kyçe dhe sipas mendimit tim kjo është rruga e vërtetë për zgjidhjen e këtij problemi, me zgjerimin e rrjetit të gazifikimit. Kë problem duhet që të zgjidhet nga të gjithë ne, është së paku një temë për të cilën duhet të ketë populizëm ose ndërprerje të përditshme politike.
Sipas zëvendësministrit Makraduli, nuk ka prioritet tjetër më të madh përveç gazifikimit, sepse në këtë moment nuk ka burim energjie më ekologjik për përdoruesit e mëdhenj dhe për këtë arsye mbetet prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
– Jam i kënaqur me gatishmërinë e Komunës. Strumica është komuna e parë që fillon procesin e gazifikimit, një shembull për komunat e tjera dhe unë besoj se së pari do të përfundojë procesi i gazifikimit të të gjitha institucioneve publike që janë në listën e prioriteteve të Planit për ajër të pastër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, tha Makraduli
Drejtori i spitalit, Dr. Naqe Gogov konfirmoi se ata janë të gatshëm për ndryshimin dhe kyçjen e rrjetit të gazit në sezonin e ardhshëm të ngrohjes.