Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në lidhje me informacionet për vlerat kufitare për vatrat nën 1 MW, njofton publikun se vlerat kufitaregjatë djegies në vatrat deri në 1 MW janë të rregulluara me nenin 12 të Rregullores për vlerat kufitare për nivelet e lejuara të emisioneve dhe llojevetësubstancave ndotëse në gazrat e mbeturinave dhe avujt që i emetojnë burimet stacionare në ajër. (Gazeta Zyrtare 141/2010). Vlerat kufitare të përmendura varen nga lloji i karburantit të përdorur.
Për më tepër, në përputhje me Kapitullin 10 – Mbikëqyrja dhe organetkompetente dhe Kapitulli 12 – Sanksionet për kundërvajtje nga Ligji për cilësinë e ajrit të ambientit, inspektorët e autorizuar mund të shqiptojnë një gjobë në bazë të shkeljeve ligjore ose nënligjore të vërtetuara gjatë mbikëqyrjes inspektuese, përkatësisht të fillojnë procedurë për kundërvajtje deri te Komisioni për kundërvajtje në MMJPH.
Gjithashtu, inspektorët e autorizuargjatë inspektimit duhet të vërtetojnë se cili lloj i karburantit do të përdoret, duke marrë parasysh se sipas Ligjit për menaxhimin e mbeturinave, është rreptësisht e ndaluar djegia e pakontrolluar e mbeturinave të rrezikshme. Inspektorët e autorizuar mund të iniciojnë sanksione për kundërvajtje në pajtim me nenin 142 – Sanksione për kundërvajtje për grumbulluesit e mbeturinave dhe neni 134b – Të drejtat dhe detyrimet për eliminimin e parregullsive.