(11.12.2018) Sot, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, mori pjesë dhe foli në sesionin e sotëm të Dialogut Talanoa, që mbahet në kuadër të Konferencës së 24 të KB mbi Ndryshimet Klimatike (COP 24) i cili mbahet prej 9-14 dhjetor në Katovicë, Poloni
Brenda sesionit, zëvendësministri Makraduli tregoi historinë e tij mbi sfidat aktuale me të cilat Republika e Maqedonisë përballet në fushën e ndryshimeve klimatike
Ai theksoi se pozita e zëvendësministrit të Mjedisit Jetësor të Republikës së Maqedonisë, ofron një mundësi, por edhe një përgjegjësi për krijimin dhe zbatimin e politikave sociale dhe ekonomike për mbrojtjen e mjedisit, me qëllim parandalimin e shkatërrimit të mëtejshëm të mjedisit dhe ndërtimin e një shoqërie që emiton nivel të ulët të karbonit.
Në rrëfimin e tij, ai theksoi:
– Republika e Maqedonisë është një nga 16 vendet më ambicioze që në fakt përmbushin detyrimet e tyre sipas Marrëveshjes së Parisit, sipas analizave të vendeve të NDC, u publikua në një studim të kohëve të fundit. Është e vërtetë që ne duhet ta bëjmë këtë për të siguruar një mjedis të shëndetshëm për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm, si dhe për të respektuar kërkesat për pranimin në BE dhe agjendën globale. Përveç kësaj, Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi një plan ambicioz, Planin për ajër të pastër për të luftuar kundër ndotjessë ajrit. Në lidhje me teknologjitë dhe masat e nevojshme për ne ta bëjmë atë që u përmendë më lartë, parashikuam më shumë se 40 masa politike, dhe jo vetëm ngaaspekti ekologjik, por edhe nga aspekti social dhe ekonomik. Ne treguam me numra se shumica e masave janë win-win masa që i japin rëndësi të madhe misionit tonë të përbashkët dhe vizionit tim personal. E ndajnë këtë tregimqë t’i thiri vendet me kontribut më të lartë në emetimet globale, t’i risin ambiciet e tyre, të veprojnë me përgjegjësi, të sigurojnë mjete dhe financim për vendet e tjera dhe ta rrisin bashkëpunimin për të arritur shoqërinë më transparente dhe pjesëmarrëse.
Dialogu Talanoa është një diskutim kyç ndërkombëtar në të cilin vendet dhe të gjithë faktorët relevantë e ndjekin progresin në ruajtjen e temperaturave globale në nivele të sigurta dhe në rrugën e duhur për arritjen e emetimeve neto- zero derinë mes të shekullit, siç është rënë dakord me Marrëveshjen e Parisit për Ndryshimet Klimatike. Dialogu Talanoa paraqet një bisedë kyçe ndërkombëtare dhe një largim radikal nga procesi formal i negociatave përmes krijimit të një hapësire të hapur ku shtetet, qytetet, bizneset, shoqëria civile, organizatat fetare, komunitetet indigjene, grupet rinore dhe të tjerët mund të ndajnë idetë dhe përvojat e tyre dhe të mësojnë nga njëri-tjetri pa frikë nga tregimi i gishtërinjve apo akuzave.
Në COP 24, delegatët nga të gjitha vendet nënshkruese të Konventës Kornizë të KB për ndryshimet klimatike (UNFCCC) e diskutojnë zbatimin e Traktatit të Parisit si dhe aktivitetet për ruajtjen e ngrohjes globale nën 2 gradë celsius.