INFORMATË PËR MEDIA 03.12.2018

Ju informojmë se zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli do të marrë pjesë dhe të flasë në konferencën e madhe ministrore “Zgjidhje të reja për reduktimin e nivelit të ndotjes në Evropën Juglindore dhe Jugore” që do të mbahet më 4 dhe 5 dhjetor në Beograd. Konferenca është organizuar nga Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit të Republikës së Serbisë në partneritet me Programin për Mbrojtjen e Mjedisit të OKB-së dhe me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit, Tokës dhe Detit të Republikës së Italisë dhe ka për qëllim gjetjenemënyrave dhe masave të përbashkëta për të parandaluar ndotjen në këtë pjesë të Evropës.