INFORMATË PËR MEDIA 20.11.2018

Ju njoftojmë se nesër, më 21 nëntor 2018 (e mërkurë), Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki do të hap Konferencën e Tretë Ministrore për Mjedisin dhe Veprimin Klimatik në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor të Republikës së Maqedonisë.

Në ceremoninë e hapjes do të marrin fjalën Sekretari i Përgjithshëm i RCC Goran Svilanoviç, Shefi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup, Nikolla Bertolini dhe Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopaç.

Në Konferencë do të marrë pjesë edhe Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli dhe pritet prania e ministrave të linjës nga rajoni.

Konferenca Ministrore do të zhvillohet në ambientet e Hotel Mariot (Rruga Maksim Gorki) në Shkup, duke filluar nga ora 8:30, kur janë paraparë deklaratatpër media.

Ju ftojmë me ekipet tuaja për të marrë pjesë në këtë ngjarje.