(10.11.2018) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Jani Makraduli, zhvilloi sot një konferencë shtypi për të sqaruar ndryshimet e reja të Ligjit për Automjetet që prezanton afishe ekologjjike, subvencione për automjetet elektrike dhe hibride dhe ndikimin e tyre pozitiv në uljen e ndotjes së ajrit të ambientit dhe shëndetin e qytetarëve.
Në fjalimin e tij Makraduli, vuri në dukje se me amendamentet e propozuara të Ligjit për Automjetet, Qeveria e Republikës së Maqedonisë fillon me aksion të koordinuar dhe të integruar në luftën për një mjedis të shëndetshëm jetësor dhe ballafaqimin me ndotjen e ajrit, ku transporti urban është një segment i rëndësishëm.
Në përputhje me standardet evropiane ekologjike dhe praktikat e mira, me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Automjetet, futenafisheekologjike për automjetet, të cilat do të ndahen në tre kategori ekologjike në varshmëri të standardeve evropiane të emetimit (EURO 1, EURO 2, EURO 3, EURO 4, EURO 5 dhe EURO 6) dhe shtytja e motorit të automjetit (të gazit të lëngëzuar të naftës ose të gazit të ngjeshur tokësor, shtytësit elektrik ose mjetit hibrid).
Sipas vendimeve të marra nga komunat apo Qytetit të Shkupit, në ditët kur do të përcaktohet tejkalimi i praguttë ndotjes në zonat urbane, paraqet një lëvizje e kufizuar në zonat e mbrojtura ekologjike. Automjetet e kategorisë së parë ekologjike (automjetet me standardet evropiane të emetimit EURO 5 dhe EURO6, si dhe automjetet me emisionet e gazrave dalëse EURO 4 ku është ndërtuar një pajisje e gazit të lëngshëm të naftës apo gazit natyror të ngjeshur, automjetet hibride dhe automjetet elektrike) janë të shënuara me një etiketë ekologjike në të gjelbër dhe do të jetë në gjendje të lëvizin lirshëm në zonat ekologjike të mbrojtura.
Automjetet e kategorisë së dytë ekologjike, që i përfshin automjetet me standardet evropiane të emetimit EURO 3 dhe EURO 4 dhe automjete me emetimet EURO 2 ku është ndërtuar një pajisje për lëvizje të gazit të lëngshëm të naftës ose lëvizje të gazit natyror të ngjeshur, do të shënohen me një etiketë ekologjike me ngjyrë të verdhë për të cilën do të ketë lëvizje të kufizuar në trafik.
Automjetet e kategorisë së tretë ekologjike, e cila i përfshin automjetet me standardet evropiane të emetimit EURO 2 dhe të poshtme, si dhe automjete për të cilat prodhuesi nuk ka përcaktuar emetim të gazrave të shkarkuara do të shënohen me afishe ekologjike me ngjyrë të kuqe dhe për këto automjete do të ndalohet lëvizje në komunat në periudhën kur ka ndotje të ajrit.
Kategorizimi ekologjik i automjetit bëhet nga një shërbim teknik i autorizuar.
Me miratimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjetet, në pajtim me konkluzionet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, do të përcaktohen dispozita me të cilat Ministria e Ekonomisë është e obliguar që të prezantojë Programet për dhënien e subvencioneve gjatë blerjes së automjetit lëvizës elektrik ose kthimit të pjesës së mjeteve personave fizik ose juridik të cilët do të blejnë automjet elektrik ose hibrid.
Me Programin për subvencionimin e blerjes së automjeteve të reja hibride dhe elektrike, janë parashikuar subvencione prej 5.000 euro në kundërvlerë denarë për furnizimin e automjeteve elektrike dhe 3.000 euro në kundërvlerë denarë për blerjen e automjetit hibrid, ndërsa në vitin e parë parashikohet që të ndahen subvencione për 200 automjete.
Ky Ligj parasheh Programin për subvencionimin e shpenzimeve për nfërtimin e një pajisje për lëvizje të instalimin e GLN-së, metani ose lloj tjetër të karburantit alternativ në një mjet ekzistues.
Programi subvencionon 50% të kostos së shpenzimeve të furnizimit dhe instalimit të pajisjes, por jo më shumë se 300 euro në kundërvlerë denarë për një automjet dhe parashikohet të mbulojë mbi 1200 automjete në nivel vjetor.
Njëkohësisht me këtë Propozim Ligj parashikohet Programi për subvencionimin e blerjes së automjeteve të reja me çregjistrimin e automjeteve të vjetra për të rritur importin e automjeteve të reja në lidhje me të vjetrat dhe kryesisht do të përshpejtohet ripërtrirja e përpërjes dhe numrit të automjeteve, që kryesisht do të ndikohet në reduktimin e ndotjes së ajrit të ambientit
Gjithashtu, me kërkesë të shoqatave të drejtuesve të taksive, për ta do të futen tabela të verdha me çka do të vendoset një rend në shërbimet e taksive dhe me të cilat, nga njëra anë, do të zvogëlohet konkurrenca e padrejtë dhe nga ana tjetër do të rritet cilësia e shërbimeve të cilat u ofrohen qytetarëve.
Përveç kësaj, Ligji përcakton standardet për rregullimin e sistemit për instalimin e pajisjeve të gazit në automjete.
Të gjitha këto ndryshime kanë për qëllim zbatimin e standardeve evropiane ekologjike dhe inkurajimin e blerjes së automjeteve elektrike dhe hibride, me çka në afat të gjatë do të ndikojnë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit të shkaktuar nga trafiku.