(01.11.2018) Sot dhe nesër, akademikë, profesorë, ekspertë, përfaqësues të autoriteteve kombëtare dhe lokale do të diskutojnë për ndotjen e qyteteve në Republikën e Maqedonisë me synimin për të zhvilluar një platformë të gjerë për diskutim dhe për të vënë në dukje zgjidhje të arsyeshme dhe të realizueshme shkencore për tejkalimin e problemeve mjedisore më të idhëta në komunitetet urbane bashkëkohore në vend.
Pas fjalimeve hyrëse të akademikut Taki Fiti, Kryetarit të Akademisë Maqedonase të Arteve dhe Shkencave dhe akademikut Vlado Matevski, kryetarit të Komitetit Organizativ, të pranishmëve iu drejtua edhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Ana Petrovska. Duke theksuar se ministria po punon seriozisht për politikat për mbrojtjen e mjedisit në të gjitha fushat dhe mediet e mjedisit, Petrovska theksoi se në vend po ndërtohen në mënyrë intenzive impiante të trajtimit të ujit të cilat do të përmirësojnë cilësinë e ujit, së shpejtiedhe Qyteti i Shkupit do të paiset me impiantin e vet për trajtimin e ujit, pastaj për sa u përket mbeturinave, gjithashtu punon vazhdimisht për të krijuar një sistem për menaxhim të integruar të mbeturinave, por ne jemi ende të ballafaquar me shumë sfida që kanë të bëjnë me ndotjen e mjedisit, sidomos ajrit ambiental. Sipas kësaj, industria dhe transporti janë ndër shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes së ajrit dhe duhet të punojnë më seriozisht në pjesën e përmbushjes së detyrimeve të instalimeve industriale në përputhje me lejet e fituara mjedisore.
Në Konferencë do të diskutohet në tema të tilla si ndotja e ajrit, energjia / ngrohja, trafiku, industria / toka / ushqimi, uji, urbanizmi / pylltaria / gjelbërimi, dhe aspekte të përgjithshme të ndotjes urbane.
Pritet që me përfshirjen më të madhe të shkencës dhe me vendosjen e bashkëpunimit më të fortë të të gjithë faktorëve shoqëror, do të përcaktohen dhe propozohen zgjidhje adekuate, shkencore, të cilat do të jenë lehtësisht të zbatueshme dhe me rezultate të dukshme.
Konferenca organizohet nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve dhe Qendra Kërkimore për Mjedisin dhe Materialet.