Ju njoftojmë se Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Jani Makraduli do të marrë pjesë në Konferencën e Parë Globale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Ndotjen e Ajrit dhe Shëndetin, e cila do të mbahet në Gjenevë, Zvicër, nga 30 tetori deri më 1 nëntor 2018.
Konferenca organizohet në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, Organizatën Botërore Meteorologjike (WMO), Sekretariatin e Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara (UNFCCC), Koalicionin për Klimën dhe Ajrin e Pastër për Reduktimin e NdotësveKlimatik Afatshkurtër (CCAC) dhe Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE).