(17.10.2018) Sot në Shkup u mbajt një punëtorihyrëse mbi projektin e ri për përgatitjen e Planit të Katërt Kombëtar dhe Raportin e Tretë dyvjeçar të ndryshimeve klimatike, i cili po zbatohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor dhe Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.
Duke theksuar se politikat kombëtare për ndryshimin e klimës Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) janë duke u përpjekur që t’i bazojnë në fakte dhe t’i përcaktojnë nëpërmjet pjesëmarrjes transparente dhe të gjerë të të gjithapalëve të interesuara, sekretarja shtetërore në MMJPH Ana Petrovskanë fjalën hyrësetheksoi: “Përmes procesit të zhvillimittë raporteve, përmirësohet saktësia dhe qëndrueshmëria e të dhënave mbi emetimet e gazrave serrë gjë që kontribuon për planifikim më efektiv të masave për zbutjen e këtyre emisioneve si dhe për përshtatjen e efektevenga ndryshimet klimatike. Në të njëjtën kohë, forcohet bashkëpunimi me institucione të ndryshme me qëllim të integrimit të politikatve për mbrojtjene klimës në sektorë të tjerë.
Brenda kuadrit të këtij projekti tremujor, baza kombëtare e shkarkimeve të gazrave serrë do të azhurnohet deri në vitin 2019.Duke përdorur mjete moderne dhe inovative do të zhvillohen kritere të përshtatshme për vendosjen e masave prioritare për të zbutur ndryshimet klimatike, ndërsa raporti i përgatitur do të mbështesë edhe më tej procesin e krijimit të një sistemi për monitorimin, raportimin dhe verifikimin e emisioneve të gazrave serrë. Njëherësh, do të përmirësohen analizat e ndjeshmërisë të Planit të tretëkombëtar për ndryshimet klimatike dhe do të azhurnohen masat e përshtatjes të nevojshme për të përmbushur nevojat specifike që dalin nga efektet negative të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
Në këtë ngjarje u bë një rishikim i planeve kombëtare dhe raporteve dyvjeçare të ndryshimeve klimatike të përgatitura deri më tani si dhe u prezentuan aktivitetet e planifikuara në kuadër të projektit dhe të gjithë pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin pjesë në diskutim, duke kontribuar kështu në përgatitjen e masave për përshtatjen dhe përgatitjen e një Raporti më cilësor.
Sipas Narine Sahakjan, zëvendëseepërfaqësuesit të përhershëm të UNDP-së në Maqedoni, këto raporte do të vazhdojnë të hapin rrugën e Maqedonisë në një shoqëri me karbon të ulët, nëpër të cilën shteti do të lëvizë ,në dukje, me hapa të vegjël dhe të ngadalshëm, por me rritje të përhershme të ambicieve për të reduktuar emetimet e gazrave serrë.
Projekti do të zbatohet me mbështetjen e Fondit Global për Mjedisin Jetësor, në vlerë prej 850 000 dollarësh amerikanë, nëpërmjet UNDP-së si një agjenci zbatuese dhe po përmirëson angazhimin e vazhdueshëm të shtetit në zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga Konventa kornizë për ndryshimet klimatike të Kombeve të Bashkuara dhe marrëveshjet ndërkombëtare për klimën.