Zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, me përfaqësues nga Departamenti i natyrës, marrin pjesë në Konferencën evropiane për Shërbimet e ekosistemit që po zhvillohet në San Sebastian, Spanjë, nga 15 deri më 19 tetor 2018.
Në konferencë, rreth 450 delegatë marrin pjesë në më shumë se 40 seanca, në të cilat do të paraqiten më shumë se 400 punime shkencore. Fokusi i konferencës është në lidhjen mes shkencës dhe praktikës së shërbimeve të ekosistemit në Evropë.
Në margjinat e ngjarjes, zëvendësministri Makraduli zhvilloi një takim me Elena Moreno zëvendësministree Mjedisit jetësor të Baskisë, me ç’rastbisduan për sfidat eaplikimit të shërbimeve të ekosistemit në politikat mjedisore, duke iu referuar veçanërisht zonave të mbrojtura, si dhe zbatimin e Politikave evropiane rreth Natura 2000.
MMJPH në kuadër të projektit aktual: “Programi i ruajtjes së natyrës – faza e dytë”, i mbështetur financiarisht nga Qeveria zvicerane, tashmë po punon aktivisht në hartimin e shërbimeve të ekosistemit në vendin tonë.