SHPALLJE PUBLIKE
për angazhimin e dy (2) personave për nevojat e projektit “Zhvillimi dhe zbatimi i indeksit të shëndetit për ndotjen e ajrit në rajonin ndërkufitar” të programit IPA2 – Bashkëpunimi ndërkufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë për periudhën 2014-2020, edhe atë:
- Аngazhimi i një (një) koordinatori projektues
Каndidati për këtë pozitë duhet ti përmbush kushtet në vijim:
- Të ketë Mbaruar Arsimin e Lartë- Fakultetitin e Teknoligjive Informative-Komunikative
- Minimum 3 vjet përvoj pune në projekte
- Pjesëmarrës në të paktën 2 projekte si asistent i projektit
- Njohuri aktive të gjuhës angleze (të flasë dhe shkruaj)
- Njohuri solide të procedurave dhe mënyrën e udhëheqjes së projekteve të financuara nga BE
- Përvojë në projektet për ndotjen e ajrit dhe mjedisit
Qëllimet e angazhimit janë:
- Që ti koordinojë aktivitetet, resurset, pajisjet dhe informacionet projektuese që kanë të bëjnë me projektin,
- Vazhdimisht të përcjellë përmbushjen e objektivave dhe kërke save të projektit
- Të përgatisë dokumentacione tenderiale, detyra projektuese dhe të marrë pjesë në koordinimin dhe përpunimin e dokumenteve të cilat duhet të dalin nga zbatimi i projektit
- Të vëzhgojë dhe përcjellë progresin e projektit dhe ti zgjidhë problemet që dalin nga zbatimi i projektit
- Ta përcjell orarin e punës së shpenzuar të projektit, buxhetit, planit dhe fondeve të shpenzuara për zbatimin e aktiviteteve të projektit
- Të përgatisë marrëveshje dhe procedura ligjore të nevojshme për zbatimin e projektit
- Të përpunojë dokumentacion projektues, plane dhe raporte, të cilat në pajtim me marrëveshjen janë detyrim i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
- Të marrë pjesë në organizimin e konferencës përfundimtare
- Të japë ndihmë teknike ekspertëve profesional gjatë zbatimit të aktiviteteve projektuese
- Аngazhimi i 1 (një) asistenti
Каndidati për këtë pozitë duhet ti përmbushë kushtet në vijim:
- Të ketë Mbaruar Arsimin e Lartë– Fakultetin Ekonomik
- Minimum 3 vjet përvoj pune
- Njohuri aktive të gjuhës angleze (të flasë dhe shkruaj)
- Njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë në Zyrë
- Nivel të lartë të vendosjes së pavarur, marrjes së iniciativeve dhe organizimit gjatë kryerjes së detyrave dhe koordinimit të pjesëmarrësve në projekt
- Aftësi për përgatitjen e raporteve financiare
Qëllimet e angazhimit janë:
- Të asistojë në zbatimin e aktiviteteve projektuese, resurseve, pajisjes dhe informacioneve që kanë të bëjnë me projektin
- Të ndihmojë në koordinimin e aktiviteteve projektuese së bashku me koordinatorin e projektit
- Të ndihmojë në përgatitjen e dokumentacionit të tenderit, detyrave projektuese dhe të marrë pjesë në koordinimin dhe përpunimin e dokumenteve të cilat duhet të dalin nga zbatimi i projektit
- Ta përcjell orarin e vet të punës së shpenzuar në projekt dhe të kujdeset për dokumentacionin financiar që del nga projekti
- Të organizojë trajnimet dhe ngjarjet e tjera që duhet të jenë pjesë e aktiviteteve të projektit
- Të ndihmojë në përgatitjen e dokumentacionit dhe raporteve të projektit të cilat e shënojnë progresin e projektit
- Të marrë pjesë në organizimin e konferencës përmbyllëse
- Të ofrojë mbështetje teknike për ekspertër profesional në zbatimin e aktiviteteve
- Rregullisht dhe me kohë të komunikojë me partnerët e tjerë të projektit.
Përveç kualifikimeve të lartpërmendura, kandidatët duhet të plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme: të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë dhe të mos jenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për një profesion, veprimtari ose detyrë.
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin një kërkesë (letër interesi), një biografi të shkurtër në gjuhën maqedonase, një kopje të një diplome ose një certifikatë të arsimit të përfunduar, dëshmi për zotësinë e gjuhës angleze, si dhe dëshmi e njohurive aktive të programeve kompjuterike për punë zyre.
MMJPH përpiqet të sigurojë përfaqësim të barabartë të grave dhe pakicave në të gjitha aktivitetet e veta dhe inkurajon të gjithë kandidatët që janë të interesuar dhe që i përmbushin kushtet, të aplikojnë për këtë shpallje.
Kohëzgjatja e angazhimeve: 15 muaj nga data e lidhjes së kontratës për angazhimin e personave.
Aplikimet me dokumentet për plotësimin e kushteve duhet të dorëzohen me postë në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor ose personalisht në arkivin e Ministrisë (Sheshi “Presveta Bogorodica” nr.3)
Afati i aplikimit 5 ditë llogaritet nga data e publikimit.
Dokumentacioni i vonuar dhe i paplotë nuk do të merret parasysh. Do të intervistohen vetëm aplikantët e kualifikuar.
Të gjithë kandidatët e regjistruar do të kenë mundësi të barabarta për t’u pranuar në përputhje me aftësitë, arsimin dhe aftësitë e tyre personale.