(21.09.2018) Sot, Qyteti i Shkupit mbylli rrugët më të frekuentuara në qendër të qytetit dhe u hap për më shumë se 2500 çiklistë, qytetarë, nxënës, rekreativë dhe adhurues të çiklizmit – pjesëmarrës të defilesë së biçikletave që shënuan “Ditën pa automjete 2018”.
Në këtë defile të biçikletave u bashkangjit Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, ambasadori i BE Samuel Zhbogar, pjesë e trupit diplomatik në Maqedoni dhe personalitete të tjera të shquara nga jeta shoqërore e Shkupit.
Defileja e biçikletave përfundoi te Guaca në Parkun e Qytetit ku u organizua një llotari për pjesëmarrësit dhe disa fituesve me fat u dhanë biçikleta, trotinetë dhe pajisje shtesë për çiklistët, të siguruara nga Qyteti i Shkupit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Titan Çimentorja Usje.
Defileja u realizua në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, e cila festohet në 13 qytete në vend dhe në 2686 qytete në Evropë, nga 16 deri më 22 shtator nën moton “Kombino dhe lëviz”
Me përmbajtje dhe ngjarje të ndryshme, kjo Javë u shënua edhe në Veles, Berovë, Manastir, Probishtip, Negotinë, Lozovë, Novi Dojran, Strumicë, Ohër, Kriva Pallankë, Gjevgjeli dhe Kumanovë.
Kjo Iniciativë Evropiane mbështetet nga Delegacioni i BE në Maqedoni dhe Qendra Informative e BE-së, Shkup.