INFORMATË PËR MEDIA 21.09.2018

Ju njoftojmë se më 24 shtator 2018 (e hënë), Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadula Duraki do të marrë fjalën në  ngjarjen e prezantuar për promovimin e projektit për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave të ngurta në rajonin e Pollogut.

Ngjarja  do të mbahet në Sallën e Konferencave të Komunës së Tetovës në ora 13:00.

Fjalim do të kenë edhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale  Suhejl Fazliu, Ambasadori Zviceran Sibil Sutera Tehada, Kryetari i Komunës  së Gostivarit Arben Taravari dhe udhëheqësi  i Qendrës për Zhvillimin e Rajonit të Pollogut, Fatmir Saiti.

Ju ftojmë me ekipet Tuaja që të merrni pjesë në këtë ngjarje.