INFORMATË PËR MEDIA 20.09.2018

Ju njoftojmë se më 21 shtator 2018 (e premte), Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, Kryetari i Komunës së Shkupit, Petre Shilegov, Kryetari i Komunës  së Çairit, Visar Ganiu dhe Drejtori i NP Parqet dhe Gjelbërimet Ardijan Muça me rastin e Ditës Botërore të Paqës do të promovojnë parkun e ri në rrugën  Dizhonska  (kryqëzimin midis rr.  Brigadës së Dytë Maqedonase dhe Rrugës së Lazo Tërpovskit).

Ngjarja do të ndodhë në ora  12:00

Ju ftojmë me ekipet Tuaja që të merrni pjesë në këtë ngjarje.