Thirrje publike nr. 08/2018

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe  Planifikimit Hapesinore publikon shpalljen per angazhimin e nje personi – konsulenti në kuadër të  projektit “Përforcimi i kapaciteteve për zhvillimin e regjistrave kombëtare për ndotësit dhe transferimin e ndotësve (PRTR) dhe mbështetjen e zbatimit të SAICM në dy vende me ekonomi në tranzicion, Republika e Moldavise dhe Republika e Maqedonisë” që e zbaton Zyra e ndotësve organik të qëndrueshëm edhe atë:

1. Angazhimi i 1 (nje) Konsulenti kombëtarë per pergatitjen e udherrefyesit/doracakut  per vlerësimin e emisioneve

Kandidati per këtë pozicion duhet ti plotesojë këto kushte:

-Arsim universitar nga lëmia e kimisë, ekologjisë, teknologjiëe ose shkencave të tjera teknike

-njohuri të avancuara të gjuhës angleze

-njohuri të avancuara të aftësive kompjuterike

-diploma e Masterit do të llogaritet si përparësi

-Përvoja e ratifikimit dhe implementimit të protokollit PRTP- do të llogaritet si përparësi

Përvojë e përgjithshme profesionale

Së paku 10 vjet përvoj të përgjithshme profesionale në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, reduktimin e ndotjes industrial , transportit, ndotjes së ajrit ose përgatitjes së inventarëve kombëtarë .

Përvojë specifike profesionale

Përvojë në të paktën dy projekte të ndërlidhura me përgatitjen e inventarit për emisionet

Njohja e legjislacionit kombëtarë të mjedisit jetësot për emisionet e ajrit dhe PRTR përvojën në shfrytëzimin e Doracakut për EMEP/EEA

Anëtarësimet e mëparshme ose aktuale në trupa profesionale që kanë të bëjnë me emisionet e ajrit do të llogaritet si përparsi

Nevojitet përvoja në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombetare që kanë të bëjnë me emisionet në ajër

Dërgesat e pritura:

  1. Doracak për vlerësimin e emisioneve ne industrinë metalike dhe kimike
  2. Doracak për vlerësimin e emisioneve nga prodhimi i energjisë dhe ngrohjes
  3. Doracak për vlerësimin e emisioneve në bujqësi dhe ferma
  4. Doracak për vlerësimin e emisioneve nga repartet për djegien e mbeturinave dhe reparteve për trajtimin e ujërave

Kohëzgjatja e angazhimit: 4 muaj d.m.th. 11 javë pune.

Krahas kualifikimeve te nevojshme që u përmendën më lartë kandidatët duhet ti përmbushin kushtet e përgjithshme në vijim:

Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë dhe me aktgjykim  të plotfuqishëm gjyqësor të mos kenë ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

Kandidatët e interesuar duhet ta dorëzojnë dokumentacionin në vijim: letër motivuese, biografi të shkurtër, kopje të çertifikatës së shtetësisë, kopje të diplomës për fakultetin e kryer të vërtetuar te noteri, si dhe diploma dhe çertifikata të tjera që i posedojnë e që janë relevante për vendin e punës.

Dokumentet të cilat e konfirmojnë përvojën e nevojshme e cila kërkohet në kushtet e përmendura për këtë pozicion.

Dokumentacioni i nevojshëm të dorëzohet në pliko të mbyllur direkt në Arkivën e

Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ose me postë në këtë adresë:

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sheshi “Presveta Bogorodica” nr.3, 1000 Shkup (me shenjën ,,për shpalljen për punësim’’)

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është (3) tri ditë, llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes.Dokumentacioni dhe paraqitja e vonuar jo e plotë dhe e pakompletuar nuk do të shqyrtohet.Pas selektimit të kryer të kandidatëve të paraqitur për plotësimin e vendit të përmendur të punës, kandidatët e përzgjedhur do të thirren prap në intervistë në ambientet e Ministrisë.