(19.07.2018) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, sot dhe nesër, merr pjesë në segmentin e lartë të punëtorisë rajonale TAIEX për ekonomi qarkore, të organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Mjedisin Jetësor, që mbahet në Tiranë, Shqipëri.
Në fjalën e tij të hapjes, në emër të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Makraduli theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin për përmirësimin e mjedisit. Gjatë kësaj, ai theksoi veçanërisht angazhimin në fushën e menaxhimit të mbeturinave nëpërmjet miratimit të Planit për parandalimin e krijimit të mbeturinave, duke përmbushur kërkesat e BE-së për ekonominë rrethore.
Makraduli i njoftoi kolegët e rajonit dhe BE-në për ndryshimet në rregullativën ligjore për 100%harmonizim me legjislacionin evropian, duke përfshirë ekonominë rrethore, veçanërisht në pjesën që iu referohet përdoruesve kolektivë, ku përveç koleksionistëve standardë, do të rregullohet mbledhja e mbeturinave tekstile, mbeturinat e naftës, dhe të ngjashme.
Në fund, ai i theksoi aktivitetet e ardhshme lidhur me luftën kundër mbeturinave plastike, si dhe zbatimin e qendrave rajonale të menaxhimit të mbeturinave.