INFORMATË PËR MEDIA 19.06.2018

Ju njoftojmë se më 20 qershor 2018 (të mërkurën), Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki do të marrë fjalën në vënien zyrtare në përdorim të stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Kërçovës. Në këtë ngjarje fjalën do ta marrë edhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, ambasadori i BE Samuel Zhbogar, ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Projekti financohet nga fondet e Bashkimit Evropian në një shumë mbi 8.3 milionë euro dhe është bashkëfinancuar me 15% të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë në kuadër të IPA 1, Komponenta e 3 e Programit Operativ për Zhvillimin Rajonal 2007-2013.

Ngjarja do të fillojë në ora 12:30 në vendin ku është ndërtuar stacioni i trajtimit (afër spitalit dhe stadiumit të qytetit në Kërçovë).

Ju ftojmë me ekipet tuaja që të merni pjesë në këtë ngjarje.