(14.06.2018.) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki realizoi një takim pune me përfaqësuesit e lartë të Agjencisë Evropiane të Mjedisit Jetësor (ЕЕА) të udhëhequr nga drejtori ekzekutiv prof. Dr. Hans Bruninks.
Në këtë takim u bisedua për rolin e EEA-s në drejtim të sigurimit të të dhënave cilësore dhe të integruara të mjedisit jetësor, treguesit, vlerësimet dhe analizat tematike, me qëllim të sigurimit të një baze solide të zgjidhjeve politike në mjedisin jetësor në BE. Gjatë kësaj, ky bashkëpunim përfshin jo vetëm vendet anëtare, por edhe vendet kandidate dhe vendet kandidate potenciale si dhe ato vende që janë përfshirë me Politikën Evropiane Fqinjësore.
Theks i veçantë u vu në bashkëpunimin disa vjeçar me Qendrën Informative Maqedonase të Mjedisit Jetësor që u vlerësua me nota më të larta, ndërsa Republika e Maqedonisë në këtë pjesë është vlerësuar si një nga më të mirat në rajont.
Të dy palët u zotuan për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit sidomos në kushte të avancimit të proceseve paraqasëse drejt BE-së.
Takimi ishte në kuadër të vizitës së tretë zyrtare të Republikës së Maqedonisë nga Agjencia Evropiane e Mjedisit Jetësor (ЕЕА).