INFORMATË PËR MEDIA 13.06.2018

Ju njoftojmë se më 14 qershor 2018 (të enjten), Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të jetë nikoqire e vizitës së tretë zyrtare nga Agjencia Evropiane e Mjedisit Jetësor – EEA.

Takimi do të mbahet në Klubin e Deputetëve në Shkup, duke filluar nga ora 10:30.

Ngjarjen me fjalime përshëndetëse do ta hapin zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, personi përgjegjës kombëtar për EEA-n, Svetlana Gjorgjeva, udhëheqësi për Bashkëpunim i Delegacionit të BE-së Nikola Bertolini dhe Drejtori Ekzekutiv i EEA Prof. Dr Hans Bruninks.

Vizita nga Drejtori Ekzekutiv, prof. Dr. Hans Bruninks dhe delegacioni i përfaqësuesve të lartë nga EEA janë planifikuar si pjesë e vizitave të rregullta të EEA-s në 39 shtetet anëtare të rrjetit EIONET, në të cilin Republika e Maqedonisë tani më 20 është anëtare së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor, aspirantë për anëtarësim në BE dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Me këtë vizitë të tretë nga EEA, potencohet bashkëpunimi i suksesshëm 20-vjeçar me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, si dhe mbështetja e ndërsjellë për arritjen e qëllimeve më të larta të Axhendës Evropiane për Informimin mbi gjendjen dhe perspektivën e mjedisit jetësor në Evropë.

Deklaratat për media do të jepen nga zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli dhe Drejtori Ekzekutiv i EEA Prof. Dr. Hans Bruninks dhe janë planifikuar në ora 12:15.

Vërejtje:

Njëherit,, ju informojmë se Prof. dr. Hans Bruninx nuk do t’i përgjigjet pyetjeve që kanë të bëjnë me proceset e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë, sepse EEA nuk është e përfshirë në këto çështje.

Ju ftojmë me ekipet tuaja që të merrni pjesë në këtë ngjarje.