INFORMATË PËR MEDIA 12.06.2018

Ju njoftojmë se më 13 qershor 2018 Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki (të mërkurën) do të mbajë fjalim në shënimin e fillimit zyrtar të punimeve të ndërtimit të projektit IPA 2 “Përmirësimi i infrastrukturës së grumbullimit të ujërave të zeza në Qytetin e Shkupit”.

Fjalime hyrëse do të kenë edhe Samuel Zhbogar, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Petre Shilegov, Kryetari i Qytetit të Shkupit

Ngjarja do të fillojë në orën 12:50 në vendin e Bul. ASNOM nr. 21 ( 5-shja e fundit, në, Novo Lisiçe, hapësira e rrethuar e kompanisë BAUER).

Investimi financohet me fonde të Bashkimit Evropian në vlerë prej mbi 9 milion Euro dhe bashkëfinancohet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë me një vlerë prej 15% dhe është parakusht për ndërtimin e stacionit kryesor të trajtimit të ujërave të zeza për Qytetin e Shkupit.

Deklaratat për shtyp janë planifikuar në orën 13:20.

Ju ftojmë me ekipet tuaja që të merrni pjesë në këtë ngjarje