(21.05.2018) Sot, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki dhe kryetarët e komunave: Tetovë, Likovë, Vrapçisht, Qyteti Shkupit, Shuto Orizare, Manastir dhe Berovë nënshkruan kontrata për ndarjen e fondeve financiare vetëqeverisjeve lokale për përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe ndërtimin e sistemeve të kanalizimit dhe sistemeve për kullimin dhe pastrimin e ujërave të zeza. Fondet ndahen në përputhje me Programin për Investime në Mjedisin Jetësor për vitin 2018.
– Në këtë fushë janë parashikuar gjithsej 45 milionë denarë dhe të njëjtat u ndahen 36 komunave, për 42 projekte. Kështu, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor vazhdon tundihmojë edhe financiarisht vetëqeverisjeve lokale në menaxhimin dhe mbrojtjen e cilësisë së ujit, pasi kjo siguron jo vetëm një mjedis më të pastër, por gjithashtu ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin e banorëve, theksoi Ministri Duraku.
Në përputhje me Programin e Investimeve në Mjedisin Jetësor për vitin 2018, fondet janë ndarë për projekte në katër fusha: për mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ujit; për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit; për ngritjen e vetëdijes publike, edukimin dhe trajnimin në fushën e mjedisit jetësor; dhe për nxitjen e studimeve, programeve, projekteve, dhe aktiviteteve të tjera të ngjashme arsimore, hulumtuesedhezhvillimore, për mbrojtjen dhe promovimin e mjedisit dhe natyrës.