Filloi program i granteve të Fondit për natyrën „Prespë -Ohër“në Maqedoni

makraduli_1(14.05.2018) Sot, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, pati një fjalim të hapjes në ceremoninë me rastin e fillimit të programit të granteve në Republikën e Maqedonisë të Fondit për natyrën “Prespë – Ohër”(Prespa Ohrid Nature Trust – PONT).

Ai theksoi se me zbatimine projekteve të granteve të programit PONT do të forcohen kapacitetet e subjekteve të menaxhimit të zonave të mbrojtura, komunat dhe organizatat joqeveritare për një mbrojtje më efektive të biodiversitetit dhe menaxhimit me zonate mbrojtura. Kjo gjithashtu do të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit ndërkufitar në fushën e mbrojtjes dhe monitorimit të natyrës me vendet fqinje Shqipërinë dhe Greqinë.

Me mbështetjen financiare të PONT, do të plotësohet një pjesë e aktiviteteve nga Strategjia kombëtare për mbrojtjen e natyrës me planinaksional (2017-2027), Strategjiakombëtare për biodiversitetin me planin aksional (2018-2023) dhe planet e menaxhimit të zonave të mbrojtura. Gjithashtu do të mundësohet edhe zbatimi më efikas i direktivave të BE-së për habitatet dhe zogjtë dhe legjislacionin kombëtar për mbrojtjen e natyrës.

Është parashikuar që me mbështetjen e PONT-it, në vitin e parë të financohen projekte për mbrojtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e zonavetë mbrojtura vetëm në rajonin e Prespës, në PN Pelister, PN Galiçicë, MN Liqeni i Prespës dhe Ezerani, me mundësi që në vitet në vijim të sigurohet mbështetje financiare për Ohrin dhe rajonet tjera të vendit.

 

PONT është një fond i ruajtjes së natyrës, i financuar nga Fondacioni MAVA dhe Banka gjermane e zhvillimit. Misioni i saj është të sigurojë financim afatgjatë për ruajtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të biodiversitetit, proceseve natyrore dhe shërbimeve të ekosistemit në rajonin më të gjerë të Prespës për të mirën e natyrës dhe banorëve lokalë. Përveç aktiviteteve në nivel kombëtar, PONT mbështet edhe mbrojtjenndërkufitare dhe janë ndarë grante fillestare për tre partnerët e rrjetit ndërkufitar të OJQ-ve “PrespaNet” themeluesit të të cilit janëShoqëria ekologjike e Maqedonisë, Shoqëria për mbrojtjen dhe ruajtjen enatyrës në Shqipëri dhe Shoqëria për mbrojtjen e Prespës nga Greqia.