(04.05.2018) Sot në Shkup, në organizimtë Zyrëspër ndotës të pazbërthyeshëm organik (POPs) në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, u mbajt seminari përfundimtar i projektit “Vlerësimi fillestar i gjendjes së zhivës në Republikën e Maqedonisë”. Në kuadër të kësaj ngjarjeje u prezantuan aktivitetet për përgatitjen e raportit.
Në këtë seminar, u theksua se Republika e Maqedonisë po punon në mënyrë aktive në zbatimin e marrëveshjeve dhe iniciativave globale lidhur me menaxhimin e kimikateve dhe mbeturinave siç është Konventa e Stokholmit për POPs; Konventa e Roterdamit (Procedura PIC për pëlqimin e dhënë paraprakisht), Konventa e Bazelit për kontrollin e bartjesndërkufitare të mbeturinave të rrezikshme dhe depozitimin e tyre dhe Nisma SAICM.
Në vitin 2013, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Qendrën rajonale të Konventës së Bazelit në Bratislavë bëri përpjekje për të siguruar kushte për zbatimin sinergjik të të gjitha këtyre konventave. Është zhvilluar një plan për sinergji të tri konventave, të Bazelit, Roterdamit dhe konventës së Stokholmit.
Në korrik të 2014-ës, Republika e Maqedonisë nënshkroi Konventën Minamata për zhivën, duke shprehur gatishmërinë për të siguruar kushtet për ratifikimin e saj.
Me nënshkrimin e Konventës Minamata për zhivën, Maqedonia u zotua të përgatisë një vlerësim fillestar të gjendjes së zhivës në vend, pas të cilit vendi pritet të jetë gati për procesin e ratifikimit të Konventës Minamata.
Në këtë punëtori përfundimtare u prezentuan rezultatet e vlerësimit të situatës me zhivën në Republikën e Maqedonisë, e cila duke ndjekur detyrimet ndaj Konventës Minamata, shpreh synimin e saj të fortë për realizimin e angazhimit për menaxhim të sigurt me kimikatet, me theks të veçantë me kimikatet që paraqesin një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut dhe mjedisin jetësor.
Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të programit të Kombeve të Bashkuara për mjedisin jetësor dhe të Qendrës Rajonale për Konventën e Bazelit nga Bratislava.