Sotnë organizim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, u mbajt një punëtori për Menaxhimin e mbeturinave në Republikën e Maqedonisë, ku para studentëve dhe ligjëruesve nga Fakulteti imenaxhimit të resurseve ekologjike në Universitetin MIT, u prezentuan kompetencat dhe aktivitetet e MMJPH-së nga kjo sferë, me theks në bashkëpunimin ndërkombëtar, harmonizimin e standardeve dhe teknologjisë me BE-në si dhe mënyrën e krijimit të politikave në sferën e menaxhimit të mbeturinave.
Në prezentimin e saj, udhëheqësja e Sektorit të mbeturinave në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Maznevska Karanfilova, vuri në dukje se duke përmirësuar metodat e menaxhimit të mbeturinave dhe duke zbatuar teknologjitë e reja, inovacionet dhe tendencat gjatë riciklimittë mbeturinave, do të realizohej qëllimi i kalimit drejt ekonomisë së gjelbër cirkularesi dhe mbrojtja dhe promovimi i mjedisit jetësor dhe natyrës.
Me këtë rast, u zhvillua një diskutim ku pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja, pikëpamje, mendime dhe vizionepër ndikimin e mbeturinave në mjedisin jetësor dhe në shëndetin e njeriut, si dhe për mundësitë efitimittë lëndëve të para nga mbeturinat.