(22.03.2018) Zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, sot zhvilloi një takim pune me ekspertë nga Agjencia suedeze për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Në këtë takim, të dy palët shprehën interes për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit mes dy vendeve dhe dy ministrive. Fushat e interesit rrjedhin nga bashkëpunimi dhe komunikimi i realizuarmë parë për të lehtësuar procesin e negociatave me Bashkimin Evropian për Kapitullin 27 – mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike. Në këtë kontekst, problemi i ndotjes së ajrit u veçua si një fushë më specifike.
Gjatë takimit, Makraduli prezantoi masat dhe aktivitetet e ndërmarra deri më tani për të përmirësuar situatën si dhe progresin e Republikës së Maqedonisë në përcaktimin e politikave në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Njëherësh, ai njoftoi për takimin e 14-të të Nënkomitetit për transport, mjedis jetësor, energjetikë dhe zhvillim rajonal të mbajtur në Bruksel, ku pas një periudhe të gjatë u arrit progres në shumicën e fushave të mjedisit jetësor.
Zëvendësministri theksoi angazhimin dhe përkushtimin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në përmbushjen e detyrave dhe arritjen e qëllimeve që dalin nga Kapitulli 27 – mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike, i cili si pjesë e procesit të eurointegrimit ka rëndësi të madhe për progresin e vendit drejt pranimit në BE.