(16.03.2018) Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, kryetari i Komunës së Dellçevës Goran Trajkovski, drejtori i NPVK Bregallnicë Rozeta Coneva dhe E.T Sibil Suter Tehada, ambasadorë i Zvicrës, sot nënshkruan marrëveshje bilaterale për ofrimin e asistencës teknike dhe financiare për projektin “Furnizimi me ujë në Dellçevë”. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e përfaqësuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria e Konfederatës Zvicerane të përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike të Zvicrës (SECO), zyrtarisht filloi realizimi i projektit me të cilin banorëve të Dellçevës do t’ju sigurohet qasje në ujin e pijshëm më cilësorë dhe do të përmirësohet cilësia e ujit nga lumi Bregallnicë.Marrëveshja parashikon zbatimin e projektit që do të zbatohet në dy faza: faza e parë është ndihma financiare dhe teknike për sistemin e furnizimit me ujë në Dellçevë dhe faza e dytë është trajtimi i ujërave të zeza në Dellçevë.
Me realizimin e kaptazhit të parashikuar nga projekti do të sigurohet: përmirësimi i cilësisë së ujit të pijshëm, përmirësimi i sistemit të furnizimit me ujë në komunën e Dellçevës me kosto të volitshme, përforcimi i kapaciteteve për menaxhimin financiar dhe operacional të Ndërmarrjes Publike Bregallnica në Dellçevë dhe përmirësimi i menaxhimit të burimeve ujore në Dellçevë si mbështetja e adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike.
Në kuadër të investimeve infrastrukturore është planifikuar ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujit,zgjerimi i rrjetit të furnizimit me ujë në fshatrat Zvegor dhe Gabrovë, instalimi i dy objekteve për prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe gjatë mbështetjes institucionale janë parashikuar masa të zhvillimit të korporatës në Ndërmarrjen Publike për Veprimtari Komunale “Bregallnica”.
Këto kaptazhe do të kushtojnë rreth 7.3 milionë franga zvicerane, prej të cilave rreth 1.3 milionë janë kontribut vendorë i Qeverisë përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunës së Dellçevës.
Sipas fjalëve të ministrit Sadulla Duraki, ky projekt jo vetëm që do t’iu sigurojë banorëve të Dellçevës qasje në ujin e pijshëm cilësor, me çka do të përmirësohen kushtet e jetesës, do të mbrohen ujërat nga lumi Bregallnicë dhe do të kontribuohet në zhvillimin ekonomik të rajonit si tërësi, por edhe do t’i ndihmojë Maqedonisë që t’iu përgjigjet direktivave të BE-së për pastrimin e ujit të pijshëm.