(13.03.2018) Zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, mori pjesë sot në Konferencën Ndërkombëtare me temën: “Përvojat evropiane mbi rolin e kompanive që menaxhojnë rrjedhat e posaçme të mbeturinave – tani dhe në të ardhmen”, organizuar nga Asociacioni për menaxhim me rrjedhat e posaçme të mbeturinave në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë
Qëllimi i kësaj konference është aktualizimi, gjegjësisht afirmimi i aktiviteteve tashmë të ndërmarra, por edhe atyre të ardhshme që do të kontribuojnë në përmirësimin e procesit të menaxhimit kolektiv të rrjedhave të posaçme të mbeturinave, siç janë mbeturinat e paketimit, mbetjet elektronike dhe elektrike, bateritë dhe akumulatorët e përdorur .
Në fjalën e tij përshëndetëse, zëvendësministri Makraduli theksoi se sektori i biznesit duhet, si edhe deri tani, të vazhdojë të punojë në organizimin e trajtuesve kolektivë, por edhe të tregojë përgjegjësi më të madhe shoqërore. Ai theksoi se janë duke u përgatitur ligje me të cilat do të rregullohet kjo sferë, me mbështetje më të madhe dhe më gjithëpërfshirëse të trajtuesve kolektivë dhe gjithashtu do të stimulohet aktivisht riciklimi.
Njëherësh, Makraduli vuri në dukje se menaxhimi i mbeturinave është me interes publik dhe se trajtimi i tij në një mënyrë tjetër do të thotë përfitim e jo shpenzim dhe se rruga drejt ekonomisë cirkulare nuk nënkupton vetëm mbrojtjen e mjedisit, por një rritje më të mirë dhe më efikase të ekonomisë.
Në konferencë, fjalime mbajtën edhekryetari i Asociacionit dr. Filip Ivanovski, dr. Zoran Shapuriq ministër pa portofol në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për rregullativën e përmirësimit të klimës së investimeve për ndërmarrjet vendore dhe nënkryetari i BNJVL-së Visar Ganiu.