– Në bazë të dispozitave të nenit 95 dhe nenit 96 të Ligjit për Mjedis Jetësor, Shoqëria për shfrytëzim, përpunim dhe prodhim SARDIÇ MC SHPK import-eksport Shkup paraqiti një kërkesë për lëshimin e A-Lejeve të integruara ekologjike (LIE) për kompleksin e minierave Kazandoll nr. PA1-11 / 3-74 / 2018 të datës 23.01.2018.-
– Në bazë të nenit 97, paragrafi 1 nga Ligji për Mjedisin jetësor, është hartuar një konkluzion për plotësimin e kërkesës për A-LIE dhe është dhënë afati për heqjen e mangësive të konstatuara në bazë të të njëjtit ligj.
– Në pajtim me nenin 99 paragrafi 1 nga Ligji për Mjedisin jetësor, publikimi i Kërkesës për lëshimin e A-LIE për kompleksin e minierave Kazandoll në gazetat ditore bëhet brenda shtatë ditëve (pas plotësimit të kërkesës).
– Në pajtim me nenin 103 paragrafi 1, publiku i interesuar mund të paraqesë mendimet dhe pikëpamjet e tij lidhur me këtë brenda 30 ditëve dhe në bazë të paragrafit 4 të të njëjtit nen, publiku në fjalë ka të drejtë të kërkojë mbajtjen e debatit publik lidhur me Kërkesën e paraqitur për lëshimin e A-LIE për kompleksin e minierave Kazandoll,ndërsa investitori është i detyruar ta organizojë atë brenda dhjetë ditëve pas skadimit të afatit nga paragrafi 1 i të njëjtit nen.
Rrjedhimisht, mund të konkludohet se ende nuk është bërë një publikim në shtypin ditor të Kërkesës për lëshimin e A-LIE për kompleksin e minieraveKazandoll. Kjo do të bëhet pas përfundimit të procedurave sipas nenit 97 paragrafi 1 nga Ligji për Mjedisin jetësor.
Sipas të dhënave të lartpërmendura, ju informojmë se kërkesat për organizimin e debatit publik në bazë të Kërkesës për lëshimin e A-LIE për kompleksin e minierave Kazandoll do të organizohen pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve të përmendura më parë dhe në përputhje me Ligjin për Mjedisin Jetësor.