(21.02.2018) Sot në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki,zhvilloi një takim pune me përfaqësuesin e përhershëm të UNICEF-it në Maqedoni z. Benxhamin Perks.
UNICEF-i është agjenci udhëheqëse e OKB-së për humanizëm dhe zhvillim që punon globalisht për të drejtat e çdo fëmije. Çdo fëmijë ka të drejtë për një mjedis jetësor të shëndetshëm dhe të pastër. Të drejtat e fëmijës fillojnë me strehim të sigurt, të ushqyerit, mbrojtje nga fatkeqësitë dhe konfliktet dhe kalojnë ciklin jetësor: kujdes prenatal për lindje të shëndetshme, ujë të pastër, ajër dhe të drejtë për higjienë personale, mbrojtje shëndetësore dhe arsim.
Për këtë qëllim, në takim u diskutua për përforcimin e bashkëpunimit midis UNICEF-it dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor si dhe për aktivitetete përbashkëta për përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe krijimin e një ambienti të shëndetshëm për fëmijët si grupi më i ndjeshëm në shoqëri.
Të dy palët diskutuan gjithashtu mbi ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe degradimin e mjedisit jetësor, të cilat minojnë të drejtat e fëmijëve, njëherësh u harmonizuan rekomandimet dhe aksionet e ardhshme që do të ndërmerren së bashku në përputhje me prioritetet kombëtare dhe globale
Me rëndësi të madhe është edhe ngritja e ndërgjegjes publike tek fëmijët rreth të drejtës për qasje deri te uji i pastër, menaxhimin me mbeturinat dhe të drejtën e garantuar me kushtetutë për ajërtë pastër për të gjithë fëmijët.