Sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe ambasadori francez në Maqedoni Kristijan Timonie,e nënshkruanAneksine Memorandumit të Mirëkuptimit për Studimin mbi financimin, ndërtimin dhe punënestacionit për trajtimin e ujërave të zeza për Qytetin e Shkupit
– Duke përgatitur dokumentacionin e nevojshëm do të krijohet një mundësi për gjetjen e mënyrës më të mirë të financimit dhe ndërtimit të stacionit të trajtimit, që gjithësejtë do të kushtojë rreth 120 milionë euro. Presim që marrëveshja për ndërtimin e stacionit të trajtimit të përfundojë më së vontideri në vitin 2020, për të cilën edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë e pranoi iniciativën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për marrjen e huasë për ndërtimin e tij- thekësoi Duraki në fjalimin e tij.
Nënshkrimi i Aneksit të Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili filloi në vitin 2014, është vazhdimi i përpjekjeve të Ministrisë dhe Qytetit të Shkupit për ripërpulimin e dokumentacionit mbi ndërtimin e stacionit për trajtimin e ujërave të zeza për Qytetin e Shkupit, i cili është njëkohësisht edhe krijuesi më i madh i ujërave të zeza urbane.
Projekti përmes bashkëpunimit realizohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor dhe Qyteti i Shkupit, me mbështetje financiare nga Qeveria e Republikës së Francës.