Debati publik: A i selektojmë mbeturinat në shtëpitë tona

4Duke njoftuar një drejtim të ri në trajtimin e mbeturinave në Maqedoni, që nënkupton aktivitete të zgjeruara për krijimin e një qasjeje të integruar ndaj trajtimit të mbeturinave komunale, përkatësisht duke përfshirë një gamë të gjerë pjesëmarrësish – autoriteteve kombëtare dhe lokale, kompanive private, shoqërisëcivile, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe PlanifikimitHapësinor Jani Makraduli, e hapi debatin “A i selektojmë mbeturinat në shtëpitë tona” dhe e njoftoji pjesëmarrjen e Maqedonisë në Javën Evropiane për reduktimin e mbeturinave.

 

DSC_0049Me këtë debat, në të cilën fjalime mbajtën ambasadori francez Timonie dhe presidenti i shoqërisë civile Gou Grin, Jovanovski inkurajoi diskutimin publik mbi menaxhimin e mbeturinave të amvisrive. Gjatë kësaj, fokusi u vendos në vajin për gatim të përdorur, zhvillimin e vetëdijes për pasojat dhe përfitimet e (jo) përzgjedhjes së vajit të përdorur, si dhe inkurajimin e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit të faktorëve kyç të sistemit dhe prezantimin e praktikave të mira.

 

 

5Sipas zëvendësministrit Makraduli, për reduktimin e mbeturinavekrahas angazhimit të institucioneve, krijimit të infrastrukturëssë nevojshme, nevojitet që të ndryshohen shprehitë e përditshme të të gjithëve në trajtimin e mbeturinave.

Java Evropiane për reduktimin e mbeturinavedo të jetëprej 20 deri më 26 nëntor, ku në të gjithë Evropën do të organizohen qindra ngjarje për promovimin e dialogut dhe aktiviteteve përngritjen e vetëdijes për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve dhe menaxhimin e mbeturinave.