Ju njoftojmë se më 8 nëntor 2017 (e mërkurë), me fillim në orën 10 në Klubin e deputetëve në Shkup ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki dhe zëvendësministri Jani Makraduli, do të mbajnë takim me kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe kryetarët e komunave të Rajonit planor të Shkupit për koordinimin dhe harmonizimin e aktiviteteve për zvogëlimin e ndotjes së ajrit ambiental.
Lidhur me gjendjen momentale, ingjerencat ligjore, planet aktuale, problemet dhe përvojat e deritashme, propozim-masat dhe udhërrëfyesit si dhe për përkufizimin e veprimit dhe komunikimit të ardhshëm prezentime do të kenë MMJPH, UNDP, Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor dhe Këshilli i inspektimit.
Në këtë takim do të marë pjesë edhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedoni Luiza Vinton.
Deklaratat për media janë paraparë në orën 11:15 nga ana e zëvendësministrit Jani Makraduli, kryetarit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe përfaqësueses së përhershme të UNDP-së në Maqedoni Luiza Vinton.