INFORMATË PËR MEDIA

Ju informojmë se më 6 nëntor 2017 ( e hënë ), në ambientet e Shtëpisë së organizatave humanitare „Dare Xhambaz“ në Shkup, në orën 12, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, do të mbajë pres konferencë lidhur me aksionin „Një kapak-Një shpresë+“.

Ky aksion është vazhdimësi e aksionit tanimë ekzistues të Asociacionit të studentëve të mjekësisë në Maqedoni  përmasat e të cilit i tejkaluan kapacitetet e kësaj iniciative entuziaste.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,duke ditur rëndësinë e aksionit humanitar dhe ekologjik dhe duke ngritur resurset e veta dhe të partnerëve të bashkësisë së biznesit gjeti  zgjidhje dhe  vazhdon aktivitetin.

Aksionit iu bashkangjitën Kompania për paketimin dhe menaxhimin me mbeturina Pakomak, e cila do të kujdeset për blerjen dhe transportin e kapakëve të mbledhur si dhe kompania për riciklim Re-Plast.

Në këtë ngjarje do të dhurohen 3 karroca për invalidë.