INFORMATË PËR MEDIA

Të nderuar, Ju informojmë se zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, më 5 shtator 2017, do të qëndrojë në Vjenë ku do të marrë pjesë në takimin e Grupit aksionar të klimës. Në takim do të diskutohet për mënyrat më të mira për zhvillim, ndarje dhe monitorim të paketave të integruara energjetike klimatike; për përparimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe përforcimin e kapaciteteve brenda dhe ndërmjet ministrive përgjegjëse për energjetikë dhe ndryshimet klimatike si dhe për zhvillimin bashkëpunimit rajonal në vigjilie të Konferencës së palëve për klimën (COP23, Bon, nëntor 2017 ) lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Parisit. Grupi aksionar i klimës është formuar në Këshillin e parë ministror joformal që u mbajt më  9-10 qershor 2017 në Austri.