Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me implementimin e IPA TAIB 2012/2013 projektit për furnizimin e pajisjes realizoi furnizimin e një stacioni mobil të monitorimit, një lloj tjetër i analizatorëve dhe një automjet për mirëmbajtjen e sistemit të monitorimit.
Në stacionin e monitorimit në Tetovë u krye zëvendësimi komplet i instrumenteve për dioksid të squfurit, oksideve të azotit, PM10 – grimcave të suspenduara me madhësi prej 10 mikrometra, monoksidit të karbonit dhe azotit.
Në stacionin e Kumanovës dhe Manastirit 2 janë zëvendësuar instrumentet ekzistuese për oksidet e azotit, PM10 – grimcat e suspenduara me madhësi prej 10 mikrometra dhe ozonit me instrumente të reja. Përveç kësaj, në të tre stacionet janë vendosur edhe instrumente për përcjelljen e përqëndrimeve të PM2.5 – grimcave të suspenduara me madhësi deri më 2.5 mikrometra.
Instrumentet e reja matëse janë vendosur në stacionet monitoruese në mesin e muajit qershor të vitit 2017 dhe të njëjtat tani më kryejnë matje të vazhdueshme të përqëndrimeve të substancave ndotëse.
Sistemi tërësisht është vendosur dhe nga fillimi i gushtit të dhënat nga matjet e kryera janë të disponueshme në portalin për cilësinë e ajrithttp://air.moepp.gov.mk/.