Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, realizoi takim pune me ambasadorin e Francës në Republikën e Maqedonisë Kristijan Timonie. Në këtë takim Makraduli dhe Timonie biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm në mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe drejtimet e mundshme të thellimit për këtë.
Zëvendësministri Makraduli, shprehu shpresën se mbështetja dhe bashkëpunimi i mirë që Maqedonia e ka krijuar me Francën në arritjen e standardeve evropiane në mjedisin jetësor, do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.