INFORMATË PËR MEDIA 13.06.2017

Ju njoftojmë se nesër, e mërkurë (14.06.2017) në orën 12, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, do ta vizitojë komunën e Strugës, me ç’rast do të inspektojë deponinë komunale me qëllim që të njihet me problemet që i kanë qytetarët e Strugës me hedhjen e mbeturinave në komunën e tyre.

Ju ftojmë që me ekipet tuaja të merrni pjesë në këtë ngjarje.