Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku, zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Francës në Republikën e Maqedonisë Kristijan Timonie. Në këtë takim u shkëmbyen informata për bashkëpunimin e deritashëm mes dy shteteve në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe u bisedua për drejtimet e mundshme të thellimit të të njejtit.
Ministri Duraku shfaqi shpresën se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.