KONFERENCË: „UJI DHE UJËRAT E ZEZA“

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor me rastin e 22 Маrsit- Ditës botërore të ujërave do të organizojë Konferencë me temë „Uji dhe ujërat e zeza“, e cila do të mbahet më 22 mars 2017 , në hotelin Holidej In, në Shkup, nga ora 10:00 deri 14:00.

22 mart za web ENGQëllimet kryesore të këtij evenimenti janë rritja e vetëdijes për rëndësinë e mënyrës së qëndrueshme të shfrytëzimit të ujit si resurs i çmueshëm, zvogëlimi i përdorimit dhe përdorimit të sërishëm të ujërave të zeza dhe përmirësimi i ciklit jetësor të ujit për çdo krijesë të gjallë. Konferenca gjithashtu është organizuar në kuadër të reformës gjithëpërfshirëse në sektorin e ujërave që do të zbatohet në vitet e ardhshme në vendin tonë.

Të pranishmëve do t’ju drejtohen disa folës të rëndësishëm me temat në vijim:

  • Ndëvarësia mes ujërave dhe ujërave të zeza në kërkim të zhvillimit të qëndrueshëm,
  • Mbështetja e BE-së për përmirësimin e menaxhimit me ujë dhe ndërtimi i kapaciteteve për trajtim të ujërave të zeza në vend,
  • Rregullimi ekonomik- qasje e re për vendosjen e tarifave për shërbimet e ujit ,
  • Тrajtimi i ujërave të zeza- sfida dhe mësimet e nxjerra,
  • Rruga drejt vendosjes së shërbimeve të ujit sistem i mbulimit të shpenzimeve,
  • Gjendja dhe perspektivat për ndërmarrjet publike komunale, ristrukturimi financiar dhe organizativ,
  • Planifikimi më i mirë i investimeve në sektorin e ujërave si parakusht për mobilizimin e resurseve.

Аgjenda e konferencës parasheh panel diskutim dhe fjalime motivuese “H2O Pse brengosemi” nga dy personalitete të njohura në rajon.